Çfarë ka ndodhur: Më 9 tetor 2018, në orën 10:20, në stacionin e policisë Çair, M.I. (56) nga Shkupi
raportoi se në të njëjtën ditë rreth orës 09:15 në rrugën „Tale Hristov“ djali i tij 15 vjeçar u sulmua fizikisht
nga dy persona të panjohur. Po merren masa për ta sqaruar rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 9 tetor 2018, rreth orës 09:15, në rrugën „Tale Hristov“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur (15).
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Dy kryeresit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima është i mitur dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të
ndryshme;
2. Modeli i incidenteve të mëparshme – sulme mbi persona të mitur në këtë pjesë e qytetit janë regjistruar
edhe më parë.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Me kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, kemi marrë përgjigje identike me
buletinin e përditshëm të Ministrisë, domethënë që ishin në vendngjarjen dhe se janë ndërmarrë masa për
të sqaruar plotësisht rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqër.