Çfarë ka ndodhur: Më 2 korrik 2018, në orën 20.30, në stacionin e policisë Kisella Voda, N.A. (48) nga
fshati Studenichani, Shkup, raportoi se po të njëjtën ditë rreth orës 17.30 në bulevardin Boris Trajkovski,
duke ngisur në autobusin e ndërmarrjes së qarkullimit publik (NQP) nr.67, ai ishte sulmuar fizikisht nga një
kontrollues së NQP, Z.G. (54) nga fshati Oreshani, Shkup. Po merren masa për të sqaruar plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 2 korrik 2018, në orën 17:30, në autobusin e NQP-së nr.67, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një person të mashkull.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Një kryerës të identifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të ndryshme;
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme ndaj qytetare në autobusët dhe ndalesat janë regjistruar më
parë.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në mbylljen e këtij raporti nuk kemi ende përgjigje nga MPB.
(Përgjigja e marrë në janar, rasti i regjistruar si kundërvajtje sipas nenit 12 të LKKRPP).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.