Çfarë ka ndodhur: Një djalë 13-vjeçar u sulmua në rrugën „Metodija Andonov – Çento“ në Shkup gjatë
natës, në një ndalesë të autobusit. Sipas MPB, rasti e raportoi I.S. (43), babai i fëmijës. Djali i tij duke pritur
autobus ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në moshën nga 15 deri të 18 vjeç, i cili ishte me tre
persona të tjerë. Pastaj kryerësit u larguan nga vendi i ngjarjes, dhe pas një kohe të shkurtër ata u kthyen së
bashku me një grup më të madh kryerësish. Djali dhe shokët e tij ikën dhe i informuan prindërit. Policia po
punon për ta sqaruar plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 6 qershor 2018, në mbrëmje, rr. „Metodija Andonov – Çento“ (ndalesa e
fundit të autobusit nr. 45), Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike: mkd.mk, skopjeinfo.mk, press24.mk.
Viktimat e involvuara: Një person të mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Disa kryeresit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm është
përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të ndryshme;
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme në rrugë, ndalesa të autobusëve ose pranë shkollës.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e MPB-së në lidhje me këtë incident, lajmërohet se ky
incident është regjistruar si shkelje e rendit dhe paqes së përgjithshme, po merren masa për ta sqaruar
plotësisht rastin dhe për t’i zbuluar kryerësit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzve në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat, transporti
publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve). Megjithatë,
reagimi i pamjaftueshëm institucional, si në rastin aktual (në vend të si krim, është regjistruar vetëm si
kundërvajtje) nuk kontribuon në përmirësimin e situatës.