Çfarë ka ndodhur: Kryetari i bashkisë së Gostivarit Arben Taravari tha në një deklaratë për Fokusin se
sot dy profesorë në Gostivar u sulmuan nga anëtarët e BDI-së. Një nga profesorët u plagos rëndë dhe u
ndalua në neurokirurgjinë për shak të tronditjes së trurit. Tjetri u lirua në shtëpi. Më herët në mbrëmje në
TV Telma, Taravari tha se ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski shpesh ishte në festimet private
të funksionarëve të BDI-së në Gostivar dhe shpreson se ai do të marrë masa për ta sqaruar këtë rast.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 13 prill, të pacaktuar, Gostivar.
Burimi i informacioneve: Media elektronike: Telma televizija, fokus.mk.
Viktimat e involvuara: Dy burë të rriturë.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim i rëndë trupor (Neni 131, KP).
Kryerësit: Grupi kryerësish.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është pjesë e një serie incidentesh kundër anëtarëve
ose mbështetësve të partive politike apo zyrtarëve të mëparshëm dhe aktualë.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se
ky incident nuk është regjistruar.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë dhe të politikës në shtet.