Çfarë ka ndodhur: Më 23 mars 2018, ora 16:00, një person njoftoi në stacionin e policisë Ohrid se person
i panjohur po dëmtonte një gur varri fetar në rr. „Goce Dellçev“ përballë xhamisë së Hajder Pashës. Nga
inspektimi, u konstatua se rreth orës 15.50, kryerësi i panjohur e theu mbulesën nga shpatullat e Turbesë
(varri i një shenjti musliman të panjohur), pas të cilës ai iku. Nga masat e ndërmarra u konstatua se kryerësi
i veprës penale është E.Sh. (38) nga Ohri. Ai u gjet, u arrestua dhe u privua nga liria në stacionin e policisë
Ohër për procedime të mëtutjeshme.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 23 mars 2018, rreth orës 16.00, përballë xhamisë së Hajder Pashës,
Ohër.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Nuk ka.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP), Sakrilegjim i varrit (Neni 400, KP), Shkaktim
i urrejtjes, përçarjes ose intolerancë në bazë diskriminuese, kombëtare, racore fetare ose tjetër bazë (neni
319, KP).
Kryerësit: Kryerës të paidentifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë ishin sakrilegjuar dhe shkatërruar ndërtesat fetare
dhe varrezat;
2. Lokacioni – Incidenti ndodhi përballë xhamisë së Hajder Pashës.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja, thuhet se është ngritur procedime
penale në PP për veprën penale për Sakrilegjim i varrit (Neni 400, KP).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme të
sigurisë në shtet, bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.