Çfarë ka ndodhur: Kryerësit të panjohur pasi kanë thyer xhamin e automjetit Seat Leon të deputetjes së
LSDM-së Shumanska në Vinicë, e kanë djegur automjetin, duke shkaktuar dëme materiale. Policia dhe Zyra e Prokurorit të përgjithshëm dolën në lokacionin, që të marrin sende dhe gjurma për ekspertizë. Ministria e
Punëve të Brendshme ndërmerr masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 mars, ora 01:30 në Vinicë.
Burimi i informacioneve: Medie elektronike: sdk.mk.
Viktimat e involvuara: Deputetja Shumanska.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP), Dhunë (Neni 386, KP), Shkaktimi i rrezikut të
përgjithshëm (neni 288, KP).
Kryerësit: Kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshmërisë janë:
1. Modeli i incidenteve të mëparshme – ky incident është pjesë e një serie incidentesh kundër anëtarëve
ose mbështetësve të partive politike apo zyrtarëve të mëparshëm dhe aktualë.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja, thuhet se PP-ja është njoftuar dhe se
punohet për sqarimin e plotë të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet.