Çfarë ka ndodhur: Deputeti dhe kreu i LDP-së Goran Milevski u sulmua nga një person i panjohur me disa
shuplaka, në sheshin qendror të Shkupit. Rasti u raportua në stacionin e policisë Qendër, ndërsa deputeti
kërkoi ndihmë mjekësore. Më 4 prill 2018, policia e identifikoi kryerësin dhe kundër tij është ngritur kallëzim
penal për veprën penale Dhunë sipas Nenit 386 të Ligjit Penal.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 20 mars, në sheshin e qytetit në Shkup.
Burimi i informacioneve: Medie elektronike: sudstvo.mk, dokay.mk, press24.com.mk.
Viktimat e involvuara: Deputeti Goran Milevski.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP).
Kryerësit: Një kryerës të identifikuar (P.V).
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshmërisë janë:
1. Perceptimi i viktimës – viktima e sheh incidentin si të motivuar nga njëanshmëri;
2. Modeli i incidenteve të mëparshme – ky incident është pjesë e një serie incidentesh kundër anëtarëve
ose mbështetësve të partive politike apo zyrtarëve të mëparshëm dhe aktualë.
Statusi i rastit: Padia penale është parashtruar, asnjë informacion mbi rrjedhën e procedimeve penale.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja, thuhet se padia penale është
parashtruar për veprën penale Dhunë (Neni 386, KP).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje stabilitetin politik
e përgjithshëm në shtet.