March 20, 2018

Sulm fizik ndaj Stevço Jakimovskit

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Stevço Jakimovski, duke lëvizur pranë Kishës Katolike në Shkup, i shoqëruar nga
dy persona të tjerë, thuhet se ishte sulmuar nga ana e një këshilltar në kabinetin e kryeministrit. Rasti
është raportuar në stacionin e policisë dhe hetimi i saj është në vazhdim. I përmenduri F.A. e mohon se ka
pasur një sulm fizik, sipas tij ka pasur vetëm një mosmarrëveshje verbale. Jakimovski pretendon se nuk kanë
dashur ta marrë kërkesën e tij për këtë rast në stacionin e policisë Karposh, ndërsa F.A. raporton se atij iu
tha se ai duhej ta raportonte rastin në S.P. Qendër.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 20 mars, ora 11:00, pranë Kishës Katolike në Shkup.
Burimi i informacioneve: Medie elektronike netpress.com.mk.
Viktimat e involvuara: Stevço Jakimovski.
Lloji i krimeve: Lëndim trupor (Neni 130, KP), Dhunë (Neni 386, KP).
Kryerësit: F.A. nga Shkupi.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshmërisë janë:
1. Modeli i incidenteve të mëparshme – ky incident është pjesë e një serie incidentesh kundër anëtarëve
ose mbështetësve të partive politike apo zyrtarëve të mëparshëm dhe aktualë.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja, rasti është evidentuar vetëm si
ankesë.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë dhe stabilitetin politik në shtet.

Adresë
Kisha Katolike në Shkup
Emri i Vendit
Kisha Katolike në Shkup

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
Sulm fizik ndaj Stevço Jakimovskit image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Përkatësia politike