Çfarë ka ndodhur: Në datën 18.11.2019 reth orës 01.00 në SPB Shkup, M.L.(34) nga Shkupi ka paraqitur se
në datën 17.11.2019 reth orës 21.30 në bul.”Brigada maqedonase kosovare” djali i tij i mitur është sulmuar
fizikisht nga disa persona me send të metalit. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 17.11.2019 në ora 21.30, Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, mediat elektronike
Viktimat e involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: Një kryerës i panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi dhe viktimat janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngarja ka ndodhur në vendin ku edhe më parë kanë ndodhur incidente të tilla
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjige e institucioneve lokale. Punohet në zbardhjen e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe sidomos
pasqyrohen negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.