Çfarë ka ndodhur: Në datën 12.09.2019 reth orës 13.30 në SPB Shkup është paraqitur se është prishur rendi
dhe qetësia publike në autobusin nr.56, me çrast është dëmtuar me send të fortë 16 vjeçari i mitur, me çrast
është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ti dhënë ndihmë mjekësore. Janë lënduar dhe dy
persona tjerë të mitur të cilët janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8-të Shtatori”. Nëpunësit
policor nga SPB Shkup kanë dal në këqyrje në vendin e ngjarjes dhe ndërmerren masa për zbardhjen e plotë
të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 12.09.2019, në ora 13.30, Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, mediat elektronike
Viktimat e involvuara: 3 viktima të mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerësit: E panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në vendin ku edhe më parë kanë ndodhur incidente të tilla
2. Mungojnë motivet tjera
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Punohet në zbardhjen e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe pasqyrohet
negativisht sidomos në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.