Çfarë ka ndodhur: Në datën 14.05.2019 në ora 01,15 në SPB Shkup, A.E. (44) nga Shkupi, ka paraqitur se të
njëjtën ditë reth orës 01.10 në bul. “Kuzman Josifovski Pitu“ djali i tij 16 vjeçar është sulmuar fizikisht nga
katër persona të panjohur. Sipas fletëparaqitjes, djali i tij është sulmuar derisa ka shëtitur me shokun e tij, i
cili ka patur sukses të largohet. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 14.05.2019 reth orës 01.10 në bul.”Kuzman Josifovski Pitu”
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së,
Viktimat e involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: 4 kryerës të panjohur
Përshkrim i shkurtër me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima ka qënë me prejardhje të ndryshme etnike nga kryerësit.
2. Lokacioni – Në bul.Kuzman Josifovski Pitu, shumë shpesh regjistrohen incidente të tilla,
sidomos ndërmjet të miturve, sepse në këtë bulevard ka shumë ndalesa të autobusëve të cilët
ndërlidhin lokacione të ndryshme nga qyteti ku jeton popullsi e përzier
Statusi i rastit. I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit të sulmit fizik.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe sidomos
reflektohen negativisht në zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve.