Çfarë ka ndodhur: Në datë 22.01.2019 në ora 19.30 në SPB Shkup, U.A (54) nga Shkupi ka paraqitur se të
njëjtën ditë reth orës 19.00, përderisa ka drejtuar autobusin me numër 19 në bulevardin „Njësiti partizane”,
është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Data 22.01.2019 reth orës 19.00, autobusi me numër 19 në bulevardin
„Njësiti Partizane “.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: një viktim (U.A. 54).
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RMV-së).
Kryerës: një kryerës i panjohur.
Përshkrimi i shkurtër me indikatorë të anshëm: Në këtë incident motivi i anshëm është prejardhja etnike
kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesi janë me prejardhje e ndryshme etnike;
2. Modeli i incidenteve paraprake – sulme të personave në autobus
3. Vendi – autobusi nr. 19 është linja e cila qarkullon përmes lagjeve ku jetojnë njerëz me prejardhje
të ndryshme etnike
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigje e institucioneve lokale: Nuk ka informacione të mjaftueshme nga MPB për indikatorët e këtij
incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentët e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend, bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.