January 18, 2019

Sulme ndaj deputetët përmes Facebookut

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik
Ширење на расистички и ксенофобичен материјал по пат на компјутерски систем

Çfarë ka ndodhur: Sektori për kriminalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Ministrisë të punëve
të brendshme në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Shkup ka ndërmarrë masa dhe aktivitete
për shkak të shpalljes të ndarë në rrjetin social Facebook nga ana e I.J. (49) nga Shkupi, me çrast ka
shkaktuar rrezikim të sigurisë të deputetëve në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut për shkak
të shpërndarjes të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik respektivisht për shkak të
dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer sipas nenit 144 „Rrezikimi i sigurisë” dhe sipas nenit 394 – g
„Shpërndarja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik” nga Kodi penal në Republikën
e Maqedonisë së Veriut

Data, koha dhe vendi i incidentit: data dhe koha që nuk është caktuar saktë, përmes rrjetit social Facebook,
MPB ka paraqitur kallzim në datë 18.01.2019
Burimi i infomarcioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: e pacaktuar
Lloji i krimeve: Rrezikimi i sigurisë (neni 144 paragrafi 4, KP i RMV-së) Shpërndarja e materialit racist dhe
ksenofobik përmes sistemit kompjuterik (neni 394 – g KP i RMV-së)
Kryerës: një kryerës i identifikuar (I.J 49).
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorët e anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është përkatësia politike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Modeli i incidenteve paraprake – thirrja dhe shpërndarja e urrejtjes etnike dhe thirrja e dhunës
përmes rrjeteve sociale është gjithnjë e më shumë mënyrë më e shpeshtë për kryerjen e
veprave nga urrejtja.

Statusi i rastit: Është paraqitur kallzim penal. Vepra është kualifikuar si vepër penale nga urrejtja.
Përgjigje e institucioneve lokale: Është paraqitur kallzim penal përkatës për veprën penale të theksuar (neni
144 Rrezikimi i sigurisë dhe neni 394 – g Shpërndarja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit
kompjuterik)
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë të
përgjithshme dhe stabilitetin politik në vend.


Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
Sulme ndaj deputetët përmes Facebookut image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
criminal_offences_06_against_the_public_order_2: Spreading racist and xenophobic material via information system

Bazë

Përkatësia politike