Çfarë ka ndodhur: Më 13.11.2020 në ora 15.00 në SPB Shkup, A.S. (19) prej fsh. Idrizovo, të Shkupit, ka paraqitur se rreth orës 13.30 në afëersi të sheshit të lojrave në lagjen e Gazi Babës ka qenë fizikisht i sulmuar nga një person i mitur. Janë ndërmarrë masa për pastrimin e ngjarjes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është prejardhja etnike e implikuar pasi sulmi ndodhi për shkak se viktima fliste gjuhë të ndryshme, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Gjuha e folur – viktima dhe sulmuesi lisnin gjuhë të ndryshme;
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe gjuhësore në shoqëri.