Çfarë ka ndodhur: Pasi në Fejsbuk pranoi kërcënime serioze për jetën e tij për shkak se i përket komunitetit LGBTI dhe për shkak se në komentet i mbronte të drejtat dhe liritë e përkatësve të këtij komuniteti, më 30 tetor, personi D.P. u drejtua deri tek Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut me kërkesë për ndihmë ligjore falas. Prej përmbajtjes së kërcënimeve që i pranoi, mund të shihet se kërcënuesi në të kaluarën, jo vetëm verbalisht, por edhe fizikisht ka sulmuar dhe maltretuar pjesëtar të komuniteteve të margjinalizuara.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është orientimi seksual, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Orientimi seksual – prania e komunitetit LGBTI në hapsirën publike dhe onlajn është shënjestër e dhunës dhe grupi shpeshëherë është në rrezik për kërcënimeve;
- Model të incidenteve paraardhëse/të mëparshme – prani e gjuhës së urrejtjes dhe sulme të mëparshme ndaj personave nga komuniteti LGBTI.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin, kohezionin ndërmjet grupeve të ndryshme në shoqëri, dhe veçanërisht sigurinë dhe shëndetin e personave LGBTI.