September 19, 2020

I mitur sulmoi 22 vjeçar në Tetovë

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 19.09.2020 në ora 00.05 në stacionin policor Tetovë, ZH.S.(22) prej Tetove ka paraqitur se më 18.09.2020 rreth orës 23.00 në parkun pas kishës “Sh. Nikolla” në Tetovë, teksa ishte bashkë me I.D. dhe P.S., të dytë prej Tetove, ishte fizikisht i sulmuar me objekt të forte nga dy persona të panjohura. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e çështjes.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është prejardhja etnike dhe lokacioni ku ka ndodhur incidenti (objekt religjoz), përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike;
  2. Besime religjioze – viktima dhe sulmuesi kanë besime të ndryshme religjioze;
  3. Lokacion i qëllimit – objekt religjoz;
  4. Model të incidenteve të mëparshme – sulme të mëparshme ndaj njerëzve në afërsi të objekteve religjoze.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe gjuhësore në shoqëri, veçanërisht ndërmjet të rinjëve.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
I mitur sulmoi 22 vjeçar në Tetovë image