August 1, 2020

Konfrontim fizik gjatë festës shtetërore “Ilinden”

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Më 01.08.2020 në ora 02.05 në stacionin policor Krushevo është paraqitur se në vendin e quajtur “Gumenje” në Krushevë, ka ardhur deri tek shqetsimi i rendit publik dhe paqes me anë të konfrontimit fizik ndërmjet K.K. (33) prej Krusheve nga njëra anë, dhe H.J. (18), J.Gj. (22), A.N. (19), B.J. (41) dhe një 16 vjeçari të mitur nga Shkupi (pjesë e grupës kishe ardhur me kuaj nga lagja shkupjane Lisiçe) nga ana tjetër, ku për shkak të prevenimit të konfrontimit fizik, nëpunës policor nga stacioni policor i Krushevës me pistoletë oficiale ka krisur një plumb paralajmërues. Nëpunës policor nga stacioni policor Krushevë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është përkatsia politike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Përkatësi politike – viktima dhe sulmuesit kanë qenë simpatizues të partive të ndryshme politike.
  2. Koha e kryerjes së incidentit – Incidenti ka ndodhur gjatë një feste shtetërore.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi dhe gjendjen politike në shtet.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Dhunës
Konfrontim fizik gjatë festës shtetërore “Ilinden” image