Çfarë ka ndodhur: Më 09.06.2020 rreth orës 19.30 në SPB Veles, A.S.N. dhe J.A., të dytë nga Afganistani, kanë paraqitur se dy persona fizikisht i kanë sulmuar dhe ua kanë marrë paratë. Sipas së paraqiturës, derisa ata lëviznin përskaj autostradës kah R. e Serbisë, në afërsi të fsh. Kallasllari të Velesit, njëri prej personave u ofroj t’i shpjerrë deri tek kufiri për një shumë prej 200 Eurove, dhe ata pranuan. Sipas raportit, kur ata hyrën në automjetin e tij, erdhi edhe personi i dytë dhe pas një vozitjeje të shkurtër ata ndaluan dhe fizikisht i sulmuan, u kërcënuan me pistoletë dhe ua morrën paratë. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është statusi si migrant, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Lokacioni – vend ku kalon ruta joregulare përmjet së cilës lëvizin migrantët dhe ku shpeshëherë ndodhin incidente për shkak të statusit të tyre si migrant.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.