April 13, 2020

Sajber-krim politikisht i motivuar

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Sektori i krimeve kompjuterike dhe forenzikës digjitale në MPB ka ngritur kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore Publike e Shkupit kundër B.T. (68) prej Shkupi për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për krim të kryer “cenim i sigurisë” i parashikuar dhe i dënueshëm me anë të Nenit 144 qëndrim 4 dhe “shpërndarje e materialeve raciste dhe ksenofobike me anë të sistemit kompjuterik” i parashikuar dhe i dënueshëm me anë të Nenit 394-g të Kodit Penal. I paraqituri nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk më 13.04.2020 ka shpallur status me përmbajtje ofenduese dhe kërcënues kundër presidentit të një partie politike.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është përkatësia politike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Përkatësi politike – viktima dhe sulmuesit kanë besime të ndryshme politike.
  2. Model i incidenteve të mëparshme – thirrje në dhe shpërndarje e urrejtjes etnike dhe thirrje në dhunë nëpërmjet rrjeteve sociale është metodë sa ma e shpeshtë e kryerjes së krimeve të urrejtjes.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë së përgjithshme në shtet.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Sajber-krim politikisht i motivuar image