Çfarë ka ndodhur: Më 10.02.2020 në ora 15.50 në SPB Shkup, prej spitalit general të qytetit “8 Shtatori” ishte e paraqitur se tek ata është pranuar person me plagë therrje nga objekt i mprehtë. Nëpunës policor dolën në vendin dhe është konstatuar se bëhet fjalë për Sh.M. (18) prej fsh. Çajlane të Shkupit. Sipas së paraqiturës, rreth orës 15.00 në fsh. Bojane, në stacionin e autobusit në autobus hyri J.N. nga fsh. Bojane dhe me objekt të mprehtë i shkaktoj plagë therrjeje në pjesën e përmbigjunjit të majtë. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Model për incidente të mëparshme – ky incident ka incidente paraardhëse të mëparshme.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme dhe të sigurisë në shtet.