Çfarë ka ndodhur: Zyra e jashtme për çështje kriminalistike në Koçan ngriti padi penale kundër S.J. (61) prej fsh. Çeshinovo dhe D.A. (36) prej fsh. Obleshevo, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për krim të kryer “shpërndarje të materijalit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemeve kompjuterike”. Të paraqiturit, gjatë vitit 2019 prej “Fejsbuk” profilit të S.J., publikisht shpërndanë fotografi dhe statuse me anë të cilave është promovuar ose ndjellur urrejtja dhe dhuna.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Model i incidenteve të mëparshme – nxitje dhe shpërndarje e urrejtjes etnike dhe nxitje për dhunë nëpërmjet rrjeteve sociale është mënyrë sa ma e shpeshtë për të kryer krime të urrejtjes.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.