September 27, 2017

Dhunë mbi një të mitur (13) në autobusin e NQP me nr.65

Incident
Dhuna ndaj të miturve
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 27 shtator 2018 në orën 22.20 në Sektorin për punët të brendshme Shkup, D.I.
(44) nga Shkupi raportoi se po të njëjtën ditë rreth orës 19:00 në autobusin e NQP me nr.65 në bulevardin
„Nikolla Karev“, djali i tij 13 vjeçar shte sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohura. Sulmi fizik ndodhi
kur autobusi u frenua dhe fëmija goditi dy njerëz që menjëherë filluan grindje verbale me të, dhe më pas e
sulmuan fizikisht. Po merren masa për ta sqaruar plotësisht rastin.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 27 shtator 2018, rreth orës 19:00, autobusi nr. 65, në bulevardin
„Nikolla Karev“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP).
Kryerësit: Dy kryeresit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima është i mitur dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të
ndryshme;
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme ndaj të mitur të vetëm, në rrugë, në autobus ose pranë
shkollës;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi në autobus nr.65, vendndodhje ku më parë kishte sulme të ngjashme.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e MPB-së në lidhje me këtë incident, lajmërohet se merren
masa për ta sqaruar plotësisht rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzve në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat, transporti
publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).

Adresë
autobusi nr. 65
Emri i Vendit
Bulevardi Nikola Karev, Shkup, Maqedonia e Veriut

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Dhunë mbi një të mitur (13) në autobusin e NQP me nr.65 image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike