Çfarë ka ndodhur: 09.04.2018 në orën 9.30, në Sektorin për punët të brendshme në Shkup u raportua se
në fshatin Bërnjarca, në Shkup, kryerës i panjohur i ka dëmtuar guret varresh në varrezat lokale. Po merren
masa për ta sqaruar plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 09.04.2018, në orën 9.30, fsh. Bërnjarca, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Nuk ka.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP), Sakrilegjim i varrit (Neni 400, KP).
Kryerësit: Kryerës të paidentifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë ishin sakrilegjuar dhe shkatërruar ndërtesat fetare
dhe varrezat;
2. Lokacioni – Incidenti ndodhi në fsh. Bërnjarca ku edhe më parë ishin sakrilegjuar dhe shkatërruar
varrezat si padurim fetar dhe etnik.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja, thuhet se është ngritur procedime
penale në PP për veprën penale për Sakrilegjim i varrit (Neni 400, KP) kundër kryerës të paidentifikuar dhe
e ndjeket.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme të
sigurisë në shtet, bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.