Çfarë ka ndodhur: Po merren masa për ta sqaruar plotësisht rastin.
Me përmbajtje të ofenduese dhe provokative ishte përdhosur Monumenti i revolucionit në qendër të
Tetovës, të ngritrur në kusht të luftëtarëve të NOB. Mbi monumentit kishte mbishkrime të grupit tifozesh të
klubit Shkëndija – „Ballistët“, edhe e kanë shkruar datën e sotme kur ky klub në mbrëmje planifikon ta festojë
titullin e kampionatit në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 21.05.2018, në mbrëmje, në qendër të Tetovës.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Nuk ka.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Kryerës të paidentifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë ishin sakrilegjuar dhe shkatërruar monumentet të
NOB.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja, thuhet se ky incident është regjistruar
si shkelje e rendit dhe paqes së përgjithshme. MPB ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve dhe për ta sqaruar
rastin plotësisht.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme të
sigurisë në shtet, bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.