Çfarë ka ndodhur: Më 7 shtator 2018, në orën 22.45 në Stacionin e policisë Gjorçe Petrov D.N. (39) dhe
M.H.A. (45) dy nga Shkupi raportuan se po të njëjtën ditë rreth orës 21.50 në rrugën „Isaija Mazhovski” disa
të mitur iu sulmuan fizikisht djemtë e tyre në moshën 12 dhe 15 vjeç. Janë ndërmarrë masa për ta sqaruar
plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 07.09.2018, në orën 22:45, në rrugën „Isaija Mazhovski”, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Dy të mitur (12 dhe 15).
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Pjesëmarrja në përleshje (Neni 132, KP).
Kryerësit: Disa persona të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është prejardhje etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktimat janë të mitur, ndërsa sulmuesit janë me prejardhje etnike të
ndryshme (maqedonase dhe shqiptare).
2. Modeli i incidenteve të mëparshme – sulmohen të miturit të vetëm ose të rinj, dhe sulmuesit janë të
rritur ose në grup.
3. Lokacioni – incidenti ndodhi në K. Gjorçe Petrov, ku më parë kishte sulme të ngjashme dhe ku njerëzit
e komuniteteve të ndryshme etnike jetojnë dhe lëvizin.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se
po merren masa për ta sqaruar plotësisht rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzit në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat, transporti
publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).