Çfarë ka ndohur: Më 19 shtator 2018 rreth orës 09:40 në vendbanimin „Toçilla“ në Prilep, u raportua
dëmtimi në zyrën e komunës së partisë politike LSDM, me gur ishte thyer një xham. Po merren masa për ta
sqaruar plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 shtator 2018, rreth orës 09:40, në zyrën e LSDM, në vendbanimin
„Toçilla“, Prilep.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP).
Kryerësit: Kryerësit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përktësia politike ose bindje politike, kurse indikatorët të njëanshmërisë janë:
1. Lokacioni qëllimor – Lokacioni qëllimor është selia e partisë politike;
2. Model i incidenteve të mëparshme – Ky incident paraprihet nga incidente kur selia e partisë së LSDM-së
u shkatërrua.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Po merren masa për ta sqaruar plotësisht rastin, për veprën ka paraqitur
padi private.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në shtet.