Çfarë ka ndodhur: Më 28 nëntor 2018, në orën 15.30, I.U. (32) raportoi se në të njëjtën ditë rreth orës
13:00 në rrugën „520” në lagjën e Qeramidnicës në Shkup, djali i tij 14 vjeçar u sulmua fizikisht nga N.M. (41)
nga Shkupi. Pas masave të marra, është dorëzuar një parashtresë e përshtatshme.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 nëntor 2018, rreth orës 13:00, në rrugën „520” në lagjën e
Keramidnicës, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një të mitur (14).
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Një të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është prejardhje etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesi janë me prejardhje etnike të ndryshme.
2. Modeli i incidenteve të mëparshme – sulme mbi të rrinjve në këtë pjesë e qytetit janë regjistruar më
parë.
3. Lokacioni – incidenti ndodhi në pjesën e qytetit ku jetojnë njerëzit e komuniteteve të ndryshme etnike,
kryesisht romë dhe maqedonas.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Pas kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, ende nuk kemi marrë përgjigje.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.