Çfarë ka ndodhur: Më 27 nëntor 2018, në orën 13.30, Sh.Sh. (43) nga Shkupi raportuan se të njëjtën ditë
në orën 12.00 në rrugën „Xhon Kenedi“ në oborrin e shkollës së mesme „Cvetan Dimov“, djali i saj 16 vjeçar
u sulmua fizikisht nga shoku i tij i klasës. Po merren masa për ta sqaruar plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 27 nëntor 2018, në orën 12.00, në oborrin e shkollës së mesme
„Cvetan Dimov“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një të mitur (16).
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Një të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është prejardhje etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – në shkollën mësojnë nxënësit me prejardhje etnike të ndryshme,
viktima dhe sulmuesi janë me prejardhje etnike të ndryshme.
2. Modeli i incidenteve të mëparshme – përplasje dhe konflikt midis të rrinjve me prejardhje etnike të
ndryshme në këtë pjesë e qytetit janë regjistruar më parë.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Pas kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, ende nuk kemi marrë përgjigje.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzit në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat, transporti
publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).