January 15, 2019

Kërcënime për deputetët përmes rrjetit social Facebook

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Sektori për kriminalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Ministrisë të punëse të
brendshme në koordinim me Prokurorinë themelore publike – Kumanovë, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete
për shkak të shpalljes të ndarë në rrjetin social Facebook nga ana e A.B (36) nga Kumanova, me çrast ka
shkaktuar rrezikim të sigurisë të deputetëve në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe për
shkak të shpërndarjes të materialit racist dhe ksenofobik përmes të sistemit kompjuterik respektivisht për
shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale nga neni 144 „Rrezikimi i sigurisë “ dhe sipas
neni 394-g „Shpërndarja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik“ nga Kodi Penal i
Republikës të Maqedonisë së Veriut.
Pas urdhrit të Prokurorisë themelore publike – Kumanovë, A.B. në datë 15.1.2019 është thirrur në bisedë
zyrtare në stacionin policor, kurse janë marrë edhe objekte me qëllim të grumbullimit të dëshmive. Pas
dokumentimit të rastit, kundër personit A.B. do të paraqitet kallzim penal.
Data, koha dhe vendi i incidentit: data dhe koha është caktuar saktë, përmes rrjetit social Facebook, MBR
ka paraqitur kallzim penal në datë 15.01.2019
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: të pacaktuara
Lloji i krimeve: Rrezikimi i sigurisë (neni 144 paragrafi 4, KP i RMV-së) Shpërndarja e materialit racist dhe
ksenofobik përmes sistemit kompjuterik (Neni 394 – g KP i RMV-së)
Kryerësit: Një kryerës i identifikuar (A.B.36).
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident të ndodhur, motivi i anshëm
është përkatësia politike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Modeli i incidenteve paraprake – thirrja dhe shpërndarja e urrejtjes etnike dhe thirrja e dhunës
përmes rrjeteve sociale është gjithnjë e më shpësh mënyra më e shpeshtë e kryerjes të veprave
të urrejtjes.
Statusi i rastit: Është paraqitur kallzim penal. Vepra është kualifikuar si vepër penale nga urrejtja.
Përgjigje e institucioneve lokale: Është dorëzuar kallzim penal përkatës për veprën penale të theksuar
(neni 144 Rrezikimi i sigurisë dhe neni 394-g Shpërndarja e materialit racist dhe kesnofobik përmes sistemit
kompjuterik). Vepra është kualifikuar si vepër penale nga urrejtja.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë dhe stabilitetin politik në vend.

Adresë
Kumanovo, Macedonia (FYROM)

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Kërcënime për deputetët përmes rrjetit social Facebook image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Tortura ose keqtrajtimi

Bazë

Orientimi seksual