Çfarë ka ndodhur: Në 31.01.2019 në ora 09.00 në MPB Shkup, S.K. (18) nga fshati Studeniçan, i Shkupit, ka
raportuar se në datë 28.01.2019 reth orës 20.30 në bulevardin „Koço Racin “, në ndalesën e autobusit, është
sulmuar fizikisht nga dy persona. Ndërmerren masa për zbardhje të plotë të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 28.01.2019 reth orës 20.30 në bulevardin „Koço Racin “, në ndalesën e
autobusit.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: një grua.
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: dy kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është prejardhja
etnike:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesit janë të prejardhjes të ndryshme etnike;
2. Modeli i incidenteve paraprake – sulme të personave të mitur dhe rinj në rrugë, ndalesë të
autobusit apo afër shkollës
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Nga MPB po ndërmerren masat për zbulimin e kryerësve.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend, bashkëtjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe sidomos sigurinë e
fëmijëve dhe të rinjve në mjedisi të cilat duhet të jenë të sigurta për ta (shkolla, transport publik, lagje në
të cilat jetojnë dhe lëvizin).