Çfarë ka ndodhur: Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallzim penal kundër B.S.
(64) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “Shpërndarje
e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”. Në datën 15.03.2019 në rrjetin social
“Facebook” i paraqituri nga profili i tij përdorues ka publikuar porosi me të cilën thirr në dhunë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 15.03.2019 Facebook, Gostivar.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së
Viktima të involvuara: Nuk ka
Lloji i krimeve: Shpërndarja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik (Neni 394-g, KP
i RMV-së)
Kryerës: Një kryerës i njohur, B.S. nga Gostivari
Përshkrim i shkurtër me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes kundër bashkësisë të ndryshme
etnike
2. Mënyra e kryerjes – shumë shpesh mediat sociale e sidomos Facebookut shfrytëzohet si
hapësirë për kryerjen e llojeve të tilla të incidenteve
Statusi i rastit: Është dorëzuar kallzimi penal
Përgjigje e institucioneve lokale: Kryerësi është arrestuar dhe kundër tij është paraqitur parashtresë
përkatëse për vepër penale të nenit 394-g nga KP. Vepra penale është kualifikuar si vepër nga urrejtja.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.