April 5, 2019

Vevçanasi ka shpërndarë urrejtje dhe dhunë përmes Facebook

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: SPB Ohër ka dorëzuar kallzim penal kundër N.U. (59) nga fshati Vevçan, i Strugës, për
shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer “shpërndarje e materialit racist dhe
ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”. Gjatë viteve 2018 dhe 2019 i paraqituri përmes profilit të tij në
rrjetin social Facebook ka shpërndarë material racist dhe ksenofobik.

Data, koha dhe vendi i incidentit: Gjatë viteve 2018 dhe 2019, Facebook, Vevçan, Strugë.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: Nuk ka
Lloji i krimeve: Shpërndarja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik (Neni 394-g, KP
i RMV-së)
Kryerës: një kryerës i njohur, N.U: nga Vevçani
Përshkrim i shkurtër me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes kundër bashkësisë të ndryshme
etnike.
2. Mënyra e kryerjes – shumë shpesh mediat sociale sidomos Facebooku shfrytëzohet si hapësirë
për kryerje të këtyre incidenteve

Statusi i rastit: është dorëzuar kallzim penal
Përgjigje e institucioneve lokale: Kryerësi është arrestuar dhe kundër tij është dorëzuar kallzim penal për
vepër penale të nenit 394-g nga KP. Vepra penale është kualifikuar si vepër nga urrejtja.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Adresë
Vevchani, North Macedonia

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Vevçanasi ka shpërndarë urrejtje dhe dhunë përmes Facebook image

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike