Çfarë ka ndodhur: Në datën 13.05.2019 në ora 15.12 në SPB Shkup nga Qendra Urgjente në kompleksin
e klinikave “Nëna Terezë” është paraqitur se te ata është sjellur një nxënës 13 vjeçar i lënduar nga shkolla
fillore “Petar Zdravkovski Penko” në Butel. Pas ndërmarrjes të masave është vërtetuar se në sallën sportive
në shkollë, nxënësi është sulmuar fizikisht nga më shumë nxënës nga shkolla e njëjtë. Ndërmerren masa për
zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 13.05.2019 në ora 15.12 në shkollën fillore “Petar Zdravkovski
Penko” në Butel
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, press24.mk, skopje1.mk, netpress.com.mk
Viktima të involvuara: një viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: Më shumë kryerës të mitur (nën 14 vjeç)
Përshkrim i shkurtër me indikatorë të anshëm. Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme në të cilën mësojnë nxënës nga bashkësi
të ndryshme etnike.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Është dorëzuar lajmërim me shkrim deri te PThP Shkup për tre fëmijë nga
Shkupi të moshës nën 14 vjet në lidhje me veprën penale “dhunë” nga neni 386 nga KP.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe sidomos
reflektohen negativisht në zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve.